Ndërlidhjet

Rusët po shikojnë mundësinë që edhe një OJQ të regjistrohet si “agjent i huaj”


Qendra Memoriale për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se autoritetet ruse kanë nisur një auditim të papritur në organizatën joqeveritare për të kuptuar nëse duhet të përcaktohet si “agjent i huaj”.

Kjo OJQ thotë se Ministria e Drejtësisë, duke vepruar në bazë të urdhërave nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ka filluar hetimet më 5 shtator.

Organizata me bazë në Moskë, shpesh ka qenë kritike ndaj Kremlinit, veçanërisht për politikat për Kaukazin Verior.

Kjo lëvizje nga Ministria e Drejtësisë vjen pasi më 5 shtator ka njoftuar se organizata e pavarur që kryen sondazhe “Qendra Levanda” është regjistruar si organizatë “që operon si agjent i huaj”- që kërcënon ekzistencën e kësaj organizate.

Një ligj i miratuar në vitin 2012, kërkon që çdo OJQ që merr fonde nga jashtë dhe përfshihet në aktivtete politike, të regjistrohet si “agjent i huaj”.

Organizatat ruse dhe ato ndërkombëtare për të drejtat e njeritu kanë thënë se ky ligj është bërë për të heshtur zërat e pavarur në Rusi.

Amendamentet që iu shtuan këtij ligji në vitin 2014, lejojnë që Ministria e Drejtësisë të listojë OJQ-të si “agjent të huaj” dhe ndaj tyre mund të shqiptohen gjoba të mëdha por edhe dënime me burg.

XS
SM
MD
LG