Ndërlidhjet

Vriten 6 militantë në rajonin e Dagestanit


Ilustrim

Ilustrim

Forcat ruse të sigurisë thonë se gjatë një operacioni kanë vrarë gjashtë militantë në Kaukazin Verior të rajonit të Dagestanit.

Komiteti Kombëtar Anti-terrorizëm ka thënë sot se në mesin e militantëve të vrarë është edhe Mogamed Khalimbekov, i cili është përkshruar si udhëheqës i bandës lokale.

Sipas këtij komiteti, Khalimbekov dhe pesë militantë të tjerë, ishin të përfshirë në një seri sulmesh ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe civilëve.

Rajoni i Dagestanit ka qenë ekiqendër e një vale të dhunës, të kryer nga grupe kriminale dhe militantë, të cilët po kërkojnë që të themelojnë kalifat islamik në Kaukazin Verior.

XS
SM
MD
LG