Ndërlidhjet

Turqia largon 73 pjesëtarë të forcave të armatosura


Ilustrim

Ilustrim

Sot në Turqi janë larguar nga puna edhe 73 pjesëtarë të personelit të forcave të armatosura, si pjesë e një përpjekje për të pastruar nga ushtria, që besohet se janë pasues të organizatorit të grusht shtetit të dyshuar të 15 korrikut.

Ministria e Mbrotjes së Turqisë, në profilin në Twitter, ka njoftuar se personeli i larguar sot, i përksite forcave ajrore.

Aty thuhet se këto largime do të forcojnë ushtrinë “dhe do të largojnë tradhtarët e FETO-s”, një referencë kjo për klerikun Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar se ka organizuar grusht shtetin e 15 korrikut, raporton AP.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu ka thënë se edhe 105 urdhra të ndalimit janë lëshuar në 17 provinca.

Këto urdhra ndalimi janë për “imamët që udhëheqin forcat ushtarake” dhe ushtarët që kanë lidhje me organizatën e Gulenit.

“Imamët” thuhet se janë ndjekës të Gulenit, të cilët kanë pozita të rëndësishme komanduese.

Këto njoftime vijnë vetëm disa javë pas suspendimit të 820 pjesëtarëve të ushtrisë, 648 prej të cilëve janë burgosur.

Vlerësohet se deri më tash më shumë se 5 mijë trupa ushtarake janë shkarkuar që prej grusht shtetit të dështuar, përfshirë këtu edhe 151 gjeneralë dhe admiralë.

XS
SM
MD
LG