Ndërlidhjet

Gjermani: Qeveria e mbronë Deutsche Wellen lidhur me Turqinë


Qeveria e Gjermanisë e ka mbrojtur transmetuesin publik, Deutsche Welle (DW), pasi autoritetet e Turqisë ia konfiskuan videon e intervistës me ministrin turk të rinisë dhe sportit.

DW ka njoftuar mbrëmë se zyrtarët e Turqisë e kanë konfiskuar videon pasi një zëdhënës i ministrit, Akif Kilic, tha se kësaj organizate ndërkombëtare të lajmeve nuk do t’i lejohet ta transmetoj intervistën në temën e puçit të dështuar të 15 korrikut dhe zhvillimet pas tij.

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermnaisë, Steffen Seibert, tha sot se “liria e shtypit është vlerë e lartë dhe ajo nuk është e hapur për negociata”, qoftë në Gjermani apo jashtë saj.

Drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg, këtë konfiskim e ka përshkruar si “akt të presionit të regjimit turk” dhe ka shtuar se Turqia “tashmë nuk e ndjek sundimin e ligjit dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me demokraci”.

Limbourg tha se ministri muk mund të pajtohet për intervistë e pastaj të përpiqet ta ndalë transmetimin e saj “vetëm për shkak se atij nuk i pëlqyen pyetjet”.

Ky transmetues tha se moderatori i programit, Conflict Zone, Michel Friedman, e ka pyetur ministrin Kilic për grushtshtetin e dështuar dhe për goditjet masive dhe arrestimet pas puçit. Në intervistë është shtruar edhe çështja e pozitës së femrave në shoqërinë turke dhe situata e mediave në këtë vend.

Pos, kësaj, Kilic është pyetur për të shpjeguar deklaratat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që më parë i ka bërë për këto çështje.

XS
SM
MD
LG