Ndërlidhjet

logo-print

Carter: Rusia akuzohet për “shkatërrim të rendit ndërkombëtar”


Ash Carter

Ash Carter

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Ash Carter, me fjalë të ashpra e ka akuzuar Rusinë se ka “ambicje të qarta për shkatërrimin e rendit parimorndërkombëtar”.

Këto komente zoti Carter i ka bërë sot gjatë një fjalimi në Universitetin Oksford në Angli.

Ai u tha studentëve se Rusia është angazhuar “në sjellje joprofesionale” në Ukrainë, Siri dhe hapësirën kibernetike, dhe se Moska, po ashtu, po kryen “frikësim” atomik.

“Ne nuk synojmë që ta kemi armik Rusinë. Por mos gaboni: ne do t’i mbrojmë aleatët tanë, rregullin parimor ndërkombëtar dhe sigurimin e të ardhmes pozitive për të gjithë ne”, tha Carter.

Mëtutje, ai theksoi se “ne do t’i kundrshtojmë përpjekjet për shkatërrimin e sigurisë tonë kolektive” dhe ka shtuar se “ne nuk do t’i injorojmë përpjekjet për ndërhyrje në proceset tona demokratike”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë progres në bashkëpunim pas Luftës së Ftohtë, por tash Rusia “duket se po udhëhiqet nga ambicjet e gabueshme”.

XS
SM
MD
LG