Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët afër një kryeqyteti provincial


Një polic afgan në pozicion afër qytetit Tarin Kot
Një polic afgan në pozicion afër qytetit Tarin Kot

Zyrtarët afganë thonë se forcat talibane kanë depërtuar deri në dy kilometra afër kryeqytetit Tarin Kot, të provincës Uruzgan.

Abdul Karim, kryeadministrator i qytetit Tarin Kot, sot ka tërhequr vërejtjen se ky qytet me gjasë do të okupohet nga talibanët, nëse qeveria e Afganistanit nuk ndihmon me sulme ajrore dhe përforcime të forcave të sigurisë në qytet.

Sulmet në provincën Uruzgan po ndodhin në kohën kur forcat e sigurisë së Afganistanit janë të tejngarkuara, ndërsa misioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ishte i fokusuar në zmbrapjen e sulmeve talibane në provincën e afërt Helmand dhe në qytetin verior, Kunduz.

Forcat qeveritare, po ashtu, janë të angazhuara në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në provincën lindore, Nangarhar.

Talibantë thanë se “të gjitha hapësirat rreth qytetit Tarin Kot janë të rrethuara dhe po sulmohen”.

XS
SM
MD
LG