Ndërlidhjet

logo-print

Trump: Premtim për më tepër shpenzime ushtarake


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për më tepër shpenzime ushtarake dhe personel, ndërsa është shprehur kundër rivales së tij demokreate, Hillary Clinton, dhe të të arriturave të saj në politikën e jashtme.

Duke folur sot në Filadelfi, zoti Trump ka argumentuar se politikat që Hillary Clinton i ka mbështetur, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, e kanë lënë Lindjen e Mesme në rrëmujë.

Ajo ka vlerësuar se Clinton është “shumë jostabile” dhe e ka kritikuar atë për përdorim të serverit privat të emailave në kohën kur ishte sekretare e shtetit.

Donald Trump tha se nëse zgjedhet president, do të përpiqet për formimin e një armate aktive me afro 540 mijë ushtarë, pastaj 36 batalione të marinës, 350 luftaanije dhe një forcë ajrore me së paku 1,200 aeroplanë luftarakë.

Disa hulumtime të opinionit në shkallë kombëtare tregojnë se Trump dhe Clinton, nga aspekti statistikor kanë gjasë të barabarta në zgjedhjet e 8 nëntorit.

XS
SM
MD
LG