Ndërlidhjet

logo-print

Ekstradohet në Rusi prifti ortodoks që akuzohet për pedofili


Prifti Gleb Grozovsky, i akuzuar për pedofili

Prifti Gleb Grozovsky, i akuzuar për pedofili

Një prift ortodoks rus, i akuzuar për ngacmim seksual të të miturve është ekstraduar nga Izraeli për në Rusi, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshë në Rusi.

Zëdhënësi i Prokurorisë ka thënë se rastin ndaj Gleb Grozovsky, po e hetojnë një ekip në Shën Petersburg.

Grozovsky po akuzohet për ngacmimin e disa fëmijëve nën mmoshën 14 vjeçare. Ngacmimet thuhet se kanë ndodhur në një kamp për fëmijë ortodoks, në ishullin Kovents të Rusisë, në verën e vitit 2011.

Hetuesit thonë se veprime të ngjashme, ky prift kishte kryer edhe në një kamp veror të fëmijëve në Greqi në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG