Ndërlidhjet

Talibanët hyjnë në një provincë në jug të Kabulit


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se militantët talibanë kanë hyrë në kryeqytetin Kabul, përkatësisht në provincën jugore të Uruzganit.

Militnatët kanë arritur disa metra afër zyrës së guverantorit dhe stacionit policor, përderisa luftime po zhvillohen edhe në qytetin Tarin Kowt, tha shefi i policisë provinciale, Wais Samim.

Zëdhënësi i provincës, Doost Mohammad Nayab tha se të gjitha pikat e kontrollit përreth qytetit janë marrë nën kontroll ose janë shkatërruar.

Zyrtarët më të lartë të kësaj province janë tërhequr në aerportit të qytetit, ku gjendet edhe baza e ushtrisë afgane, ka njoftuar zyrtarët policorë.

Sidoqoftë, shefi i policisë provinciale, Mohamad Wais Samimi, më vonë tha se kanë arritur të largojnë talibanët nga Tarin Kowt.

“Të gjitha pjesët e qytetit dhe të gjitha qarqet janë në duart tona”, tha ai.

Ofenziva në provincën Uruzgan erdhi në kohën kur forcat e sigurisë afgane janë duke marrë pjesë në një mision ushtarak të udhëhequr nga SHBA, dhe që është e përqendruar në përballjen me sulmet e talibanëve në provincën Helmand dhe në qytetin e Kunduzit.

Forcat qeveritare gjithashtu janë duke luftuar me militantët e Shtetit Islamik në provincën lindore të Nangarhar.

XS
SM
MD
LG