Ndërlidhjet

Hollande lë të kuptojë se do të kandidojë për mandatin e dytë


Presindeti i Francës Francois Hollande
Presindeti i Francës Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se nuk do të lë që imazhi i Francës të përkeqësohet “gjatë muajve apo viteve të ardhshme”.

Deklaratat e Hollande thuhet se janë tregues i qartë se megjithatë ai synon të kandidojë për një mandat të dytë në postin e presidentit, raporton Reuters.

Në fjalimin e mbajtur sot mbi “demokracinë dhe terrorizmin”, Hollande tha se reagimet e rivalëve të tij të krahut të djathtë për sulmet e militantëve kanë treguar se qëllimi është që të shkatërrohet modeli social i Francës.

XS
SM
MD
LG