Ndërlidhjet

Dodik nuk heq dorë nga referendumi


Millorad Dodik - foto arkivi
Millorad Dodik - foto arkivi

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se nuk heq dorë nga referendumi i planifikuar për 25 shtator.

Në këtë referendum, qytetarët e Republikës Sërpska të Bosnjës do të deklaroheshin nëse e mbështesin 9 janarin si Ditë të entitetit.

“Të gjitha përgatitjet për mbajtjen e referendumit po rrjedhin mirë”, tha Dodik, duke iu bërë thirrje qytetearëve që të dalin në votim.

Dodik i bëri këto komente gjatë takimit me ambasadorët e vendeve evropiane në Bosnje.

Referendumi i planifikuar ka shkaktuar reagime të shumta. Diplomatë të huaj kanë paralajmëruar se ai është në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës së viteve 1990, dhe se e çon Republikën Sërpska në izolim.

Marrëveshja e Dejtonit veçmë e ka ndarë Bosnjën në dy entitete të veçanta: Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Sërpska.

XS
SM
MD
LG