Ndërlidhjet

Hollande: Terroristët e IS-it do të asgjësohen


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, mbrojti fuqishëm luftën e vendit të tij kundër terrorizmit, duke thënë se Franca do t’i moposhtë armiqtë e saj pasi demokracia gjithmonë fiton.

Ai tha se lufta kundër terroristëve të Shtetit Islamik do të jetë e gjatë dhe e vështirë, porse ata do të asgjësohen.

Franca, që nga janari i vitit të kaluar, është goditur nga disa sulme terroriste.

Këtë javë ka pasur po ashtu frikë për sulme të reja në qendër të Parisit.

Policia ka arrestuar dy çifte pas gjetjes së një makine të mbushur me bombola gazi pranë katedrales Notre Dame.

Hollande tha se është obligim i të gjithëve në Francë, myslimanë dhe jomyslimanë, të trajtojnë Islamin radikal.

XS
SM
MD
LG