Ndërlidhjet

Prishtina dhe Beogradi arrijnë marrëveshje reciprociteti për tabelat e veturave


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, kanë arritur arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe heqjen nga përdorimi të tabelave “prova” të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011. Lajmi është konfirmuar nga qeveria e Kosovës dhe ministria për Dialog.

Me këtë rast Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për reciprocitet në tabelat e veturave në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë është një arritur e rëndësishme sepse me këtë marrëveshje nuk do të ketë më përdorim të tabelave prova të cilat njëanshëm pala serbe i ka aplikuar ndaj veturave të Kosovës.

“Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve dhe se me këtë rast të dyja shtetet dëshmuan se reciprociteti është parimi kryesor për marrëveshjet e dialogut të Brukselit dhe për zhvillimin e marrëdhenieve bilaterale”, citohet të ketë deklaruar Tahiri.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të fillojë menjëherë sapo të dy shtetet të bëjnë përgaditjet teknike që lidhen me këtë çështje, ndërsa modeli që do të aplikohet bazohet në modelin e aplikuar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, dallimi është që letërtngjitëset aplikohen për tabelat e veturave të të dyja shteteve.

Në takimin mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, sipas të njëjtës komunikatë, është diskutuar për “planin e heqjes nga qarkullimi të tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në veri të vendit”.

Takimi i radhës i grupit punes për lirinë e lëvizjes pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

XS
SM
MD
LG