Ndërlidhjet

Presidenti palestinez "ka punuar për KGB-në"


Mahmoud Abbas
Mahmoud Abbas

Një dokument i kohës sovjetike thotë se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka punuar për KGB-në, apo Komitetin për Siguri Shtetërore të Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1980.

Mundësia, e cila është trumbetuar nga mediat izraelite, ka dalë nga një dokument në arkivin e Britanisë, i cili liston agjentët sovjetikë nga viti 1983.

Dokumenti titullohet “Zhvillimet e KGB-së” dhe Abbas e identifikon veten me emrin e koduar “Krotov” ose “Mole”.

Qendra Churchil e Arkivit ka konfirmuar se dokumenti është autentik.

Por, zyrtarët palestinezë e kanë hedhur poshtë këtë informacion.

XS
SM
MD
LG