Ndërlidhjet

Vritet një komandant i lartë i Al-Nusras


Sulme ajrore në Aleppo

Sulme ajrore në Aleppo

Një komandant i lartë ushtarak, i një dege të Al-Qaedas në Siri është vrarë në një sulm ajror, që në shënjestër kishte një takim të udhëheqësve të grupit, kanë thënë burimet më 8 shtator.

Fronti Fateh al-Sham, që zyrtarisht njihet si Fronti Al-Nusra, ka njoftuar përmes Tëitter se komandanti Abu Omar Saraqeb ka “rënë martir”, në periferi të qytetit Alepo.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se në sulmet ajrore është vrarë Saraqeb, si dhe një tjetër komandant i rebelëve, i identifikuar si Abu Muslem al-Shamid.

Fronti Nusra, kishte njoftuar në korrik se do të prishte aleancën me Al-Qaedan dhe do të ndërronte emrin, por Uashingtoni dhe Moska e konsiderojnë këtë grup si organizatë terroriste dhe e kanë sulmuar përmes ajrit.

Akoma nuk është e qartë nëse sulmet ajrore ruse, amerikane apo ato siriane kanë vrarë komandantin e Al-Nusras.

XS
SM
MD
LG