Ndërlidhjet

Koreja V. thotë se ka kryer me “sukses” testin e pestë bërthamor


Ilustrim

Ilustrim

Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer testin e pestë të bombës bërthamore sot, që sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, është shpërthimi nëntokësor më i fuqishëm i kryer nga Pheniani.

Dridhjet, që sipas Shërbimit Gjeologik të SHBA-së është regjistruar si tërmet 5.3 ballësh, është regjistruar në afërsi të Pyunggye-ri, hapësirës së testeve bërthamore të Koresë së Veriut, ku ishte detonuar edhe pajisja bërthamore e katërt, në muajin janar.

“Shkencëtarët tonë bërthamor kanë bërë një provë, të shpërthimit bërthamor”, ka thënë spikerja e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut.

“Partia jonë dërgon një mesazh urimi për shkencëtarët tanë për kryerjen me sukses të shpërthimit të kokave bërthamore”, tha ajo.

Liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë e kanë dënuar këtë test, duke thënë se është i rrezikshëm “dhe një provokim i madh”.

Presidentja jug-koreane, Park Guen—hye ka thënë se ky testim ka shfaqur“fanatizmin e pamatur të qeverisë së Kim Jong Un për zhvillimin e programit të tyre bërthamor”.

Park ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-së, Barack Obama për këtë shpërthim.

Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka qujtur këtë test “absolutisht të papranueshëm”.

Koreja e Jugut dhe ekspertët bërthamor kanë thënë se shpërthimi ishte më i madh se ai i muajit janar, duke sygjeruar se bomba e shpërthyer mund të ketë qenë në mes të 10 dhe 30 kilotonë.

XS
SM
MD
LG