Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni: Tentuam të shpëtonim dy pengje në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Pentagoni ka njoftuar se forcat speciale amerikane kanë ndërmarrë një operacion për shpëtimin e dy pengjeve që u rrëmbyen nga kryengritësit në Afganistan muajin e kaluar, por kur ekipi i shpëtimit kur ka arritur në lokacionin e dyshuar, pengjet nuk kanë qenë aty.

Sekretari për media i Pentagonit, Peter Cook ka thënë se operacioni i shpëtimit ishte miratuar nga Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter dhe presidenti Barack Obama e kishte autorizuar atë.

Cook ka thënë se asnjë civil dhe personel i SHBA-së nuk është lënduar në këtë ngjarje. Ai nuk pranoi të jap më shumë detaje duke thënë se kjo gjë po bëhet për “të mbrojtur sigurinë e pengjeve dhe për shkaqe të sigurisë operacionale”.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, misioni për shpëtimin e pengjeve ishte vonuar për një ditë, për shkak se nuk dihej nëse pengjet - njëri amerikan dhe një australian, që kanë punuara në Universitetin Amerikan të Afganistanit- ishin në vendin ku do të kryehej shpëtimi i tyre.

Kur forcat amerikane arritën në shtëpinë, që besohej se po mbaheshin pengjet, ata vranë shtatë luftëtarë të armikut, kanë njoftuar zyrtarët.

Dy personat u rrëmbyen nga vetura e tyre, kur ishin duke udhëtuar nga universiteti për në shtëpitë e tyre në Kabul, më 7 gusht.

XS
SM
MD
LG