Ndërlidhjet

logo-print

Obama paralajmëron Korenë V. për “pasoja serioze”


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Koreja e Veriore ka kryer me sukses testin e pestë bërthamor.

Media shtetërore ka thënë se sot është kryer “një zhvillim i ri i kokave bërthamore”, që tashmë është i gatshëm të instalohet në pajisje bërthamore të raketave balistike.

Ky njoftim vjen pasi dridhje të madhe të tokës, që ndodhën në veri të vendit. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka thënë se dridhjet ishin në magnitudë 5.3 ballësh.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka paralajmëruar “për pasoja serioze” dhe u ka bërë thirrje liderëve të Koresë së Jugut dhe Japonisë që të konsulmtohen, ka njoftuar zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Testi i fundit i Koresë Veriore vjen pas lëshimit të një serie të raketave balistike, të cilat u dënuan ndërkombtarisht, ndërkaq SHBA ngriti sanksione.

Lideret e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë dënuar testin e fundit, duke e quajtur të rrezikshëm dhe një “provokim të madh”.

Kina ka thënë se kundërshton testet bërthamore të Koresë Veriore, ka thënë Ministria e Jashtme kineze, aleati i vetëm i madh i Phenianit.

Franca po ashtu ka “dënuar fuqishëm”, testet bërthamore.

Koreja Jugore dhe ekspertët bërthamor kanë thënë se shpërthimi i sotëm mund të jetë dy herë më i fuqishëm se ai që u krye në muajin janar, duke sygjeruar sebomba lëshoi një shpërthim në mes të 10 dhe 30 kilotonë.

XS
SM
MD
LG