Ndërlidhjet

Nis takimi Kerry-Lavrov për Sirinë


John Kerry dhe Sergei Lavrov
John Kerry dhe Sergei Lavrov

Ka filluar takimi në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Gjenevë.

Dy diplomatët do të diskutojnë për arritjen e një marrëveshje politike, e cila do të ndihmonte që t’i jepet fund konfliktit në Siri.

Përpara takimit, Departamenti i Shtetit tha se bisedimet do të fokusohen në “zvogëlimin e dhunës, zgjerimin e ndihmave humanitare për popullin sirianë dhe për ecjen përpara për të gjetur një zgjidhje politike, e cila është e nevojshme për përfundimin e luftës civile”.

Uashingtoni dhe Moska janë duke mbështetur anë të ndryshme në luftën civile, e cila ka vrarë mbi 400 mijë njerëz.

Kremlini mbështetë presidentin sirian Bashar al-Assad, ndërkaq SHBA i mbështetë grupet rebele që kërkojnë largimin e tij.

Në javët e fundit, Kerry dhe Lavrov kanë mbajtur bisedime lidhur me një marrëveshje, e cila do të rriste bashkëpunimin ushtarak SHBA-Rusi kundër grupit militant Shteti Islamik dhe grupe të tjera të ekstremistëve në Siri.

Më 8 shtator, Lavrov është takuar në Gjenevë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Steffan de Mistura.

XS
SM
MD
LG