Ndërlidhjet

Pakistani zgjatë për 3 muaj qëndrimin e refugjatëve afganë


Refugjatët afganë në Pakistan

Refugjatët afganë në Pakistan

Pakistani ka zgjatur për tre muajafatin e qëndrimit të refugjatëve afganë. Ata mund të rrinë në kampet në këtë shtet deri në mars të vitit 2017.

Ky vendim është miratuar sot në Qeverisë pakistaneze, pasi afati paraprak për qëndrimin e refugjatëve afganë, skadonte në fund të këtij viti.

Në kumtesën e Qeverisë, thuhet se kryeministri Naëaz Sharif ka thënë se refugjatët afganë janë “mysafirë” të Pakistanit dhe do të ndërmerren të gjitha masat për sigurinë e tyre.

Ky njfotim vjen pasi refugjatët afganë kanë akuzuar autoritetet pakistaneze për ngacimim, para skadimit të afatit të mëparshëm që ishte deri më 31 dhjetor.

Në Pakistan janë të paktën 1.5 milion refugjatë. Rreth 1 milion refugjatë të paregjistruar nga Afganistani, janë në Pakistan që prej viteve 1980, kur u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës.

Përmes një deklarate për media, në muajin qershor, Qeveria e Pakistanit tha se Sharif ka urdhëruar autoritetet që të punojnë me agjencinë për refugjatë të OKB-së dhe me Qeverinë afgane, që gradualisht kampet e refugjatëve në Pakistan, të vendosen në Afganistan.

Islamabadi thotë se në kampet e refugjatëve po fshihen një numër i militantëve.

XS
SM
MD
LG