Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Çollaku jep dorëheqje, i bashkohet stafit të presidentit Thaçi


Bekim Çollaku

Bekim Çollaku

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje nga ky post. Vendimin për dorëheqje, Çollaku e ka kumtuar gjatë një konference për gazetarë.

"Kam vendosur ta lë pozitën e ministrit,dhe për këtë jam konsultuar me kryeministrin dhe presidentin”, ka thënë Çollaku.

Pas dorëheqjes, Çollaku ka konfirmuar se do t’i bashkohet ekipit të presidentit Hashim Thaçi.

Dorëheqjen e Çollakut e ka miratuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një komunikate për media e ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

XS
SM
MD
LG