Ndërlidhjet

Uzbekistan: Më 4 dhjetor mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale


Flamuri i Uzbekistanit

Flamuri i Uzbekistanit

Uzbekistani do të mbajë zgjedhje të parakoshme presidenciale më 4 dhjetor, pas vdekjes së liderit Islam Karimov.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mirza-Ulugbek Abdusalomov, ka njoftuar për datën e zgjedhje, vetëm një ditë pasi parlamenti vendosi që kryeministri Shavkat Mirziyaev të emërohet president i përkohshëm.

Sipas Kushtetutës së Uzbekistanit, kreu i dhomës së lartë të parlamentit, Senatit, merrë përgjegjësitë e presidentit, për një periudhë tre mujore, nëse presidenti vdes apo nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij.

Por kreu i Senatit, Nigmatulla Yudashev u ka kërkuar deputetëve që president i përkohshëm të emërohet Mirziyaev, për shkak të “eksperiencës së tij shumë vjeçare”. Deputetët e mbështetën propozimin e tij.

Qeveria uzbeke njoftoi më 28 gusht se Karimov, 78 vjeç u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Për vdekjen e tij u njoftua më 2 shtator.

XS
SM
MD
LG