Ndërlidhjet

Vritet një ushtar ukrainas


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Ukraina ka njoftuar për vrasjen e parë gjatë luftimeve, pas arritjes së re të marrëveshjes së armëpushimit me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ky armëpushim u arrit më 1 shtator.

“Në ditët e kaluara, si pasojë e aktiviteteve ushtarak, një ushtar i yni ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko.

Lysenko tregoi se ushtari është vrarë gjatë një sulmi të kryer nga separatistët në afërsi të qytetit Mariinka në rajonin e Donetskut.

Ai shtoi se separatistët kanë granatuar në afërsi të qytetit-port të Mariupolit.

Më herët gjatë kësaj jave, separatistët kanë thënë se një luftëtar i tyre është vrarë.

Prej muajit prill të vitit 2014, luftimet në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve, kanë lëtë të vdekur më shumë se 9,500 persona në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG