Ndërlidhjet

Ukraina zgjedh Kievin për nikoqir të Eurovizionit


Këngëtarja e Ukrainës, Jamala, e cila ka fituar garën evropiane të këngës më 2015.

Këngëtarja e Ukrainës, Jamala, e cila ka fituar garën evropiane të këngës më 2015.

Ukraina ka zgjedhur kryeqytetin e saj si nikoqir të Festivalit Evropian të Këngës, më 2017.

“Kievi është zgjedhur qyteti mikpritës i Eurovizionit 2017”, tha Zurab Alasania, drejtor i përgjithshëm i Televizionit Kombëtar të Ukrainës.

Qyteti fitues është dashur të shpallet qysh më 24 gusht, por njoftimi është shtyrë tri herë.

Arsyet nuk dihen, por vëzhguesit thonë se politikat e brendshme kanë luajtur rol.

Ukraina, me këngëtaren Jamala, ka fituar garën e këngës vitin e kaluar në Stokholm.

Kënga e saj "1944" ka qenë në qendër të kritikave, pasi vargjet e saj i janë refereuar dëbimit të tatarëve krimeanë nën Josef Stalinin.

XS
SM
MD
LG