Ndërlidhjet

logo-print

Alepo është në “kulmin e tmerrit”


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Furnizimet me lëndë djegëse në Alepo mund të mbarojnë brenda ditësh, paralajmëroi i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Luftimet midis ushtrisë siriane dhe rebelëve në Alepo – qytet ku jetojnë 250,000 njerëz – janë përshkallëzuar rëndë.

Mistura tha se mungesat e ushqimeve dhe ujit atje e kanë bërë situatën edhe më serioze.

Ai tha se marrëveshja për një zgjidhje politike të konfliktit mund të bëjë ndryshime të mëdha në Siri.

“Brenda disa ditëve, Alepo mund të mbetet në terr, sepse nuk ka lëndë djegëse, ka problem me ujin”, tha Mistura të premten.

Shefi për çështje humanitare i OKB-së, Stephen O’Brien, i tha BBC-së se kushtet në Alepo janë “të tmerrshme”. “Pjesa lindore e Alepos është në kulmin e tmerrit”, tha ai.

XS
SM
MD
LG