Ndërlidhjet

Tahiri: Marrëveshje e dobishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Në Bruksel është mbajtur takimi për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave, ka njoftuar sot Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Mëtutje, në njoftim theksohet se BE-ja ka thënë se e ka përcaktuar një mekanizëm ndërkombëtar si certifikues të diplomave të nivelit universitar, të lëshuara nga të dy shtetet.

Diplomat e certifikuara do ta mbajnë logon e BE-së.

Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, këtë hap të ndërmarrë nga BE-ja e ka vlerësuar lartë dhe i ka inkurajuar kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave, që të aplikojnë në zyrtar përkatëse të njohura me shkurtesën SPARK, theksohet mëtutje në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ministrja Tahiri tha se kjo “marrëveshje është shumë e dobishme pr shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kryesisht i kanë kryer studimet në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG