Ndërlidhjet

Arabia Saudite: Myslimanët e filluan haxhillëkun


Pelegrinët myslimanë në Xhaminë e Madhe në Mekë gjatë haxhillëkut të sivjemë

Pelegrinët myslimanë në Xhaminë e Madhe në Mekë gjatë haxhillëkut të sivjemë

Afro 1.5 milion myslimanë e kanë filluar sot pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut në Arabinë Saudite, me ç’rast janë ndërmarrë masa të shtuara sigurie.

Pelegrinët kanë filluar të lëvizin prej qytetit të shenjtë Meka për në Mina, afro 5 kilometra në lindje të Mekës, duke shkuar gjurmëve të Profetit Muhamet, i cili e ka kryer këtë ritual para afro 1,400 vjetëve.

Nesër me lindjen e Deillit, ata do të nisen për në Malin Arafat, afro 20 kilometra në lindje të Mekës, me ç’rast arrihet kulmi i ritualit të Haxhit.

Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë shtuar masat e sigurisë gjatë haxhillëkut, në mënyrë që të mos përsëritet rrëmuja e vitit të kaluar, kur u vranë qindra pelegrinë.

Dhjetëra mijëra besimtarë myslimanë iranianë nuk marrin pjesë në haxhillëkun e sivjemë, për shkak të tensioneve tashmë për një periudhë të gjatë, ndërmjet Iranit shiit dhe Arabisë Saudite, që dominohet nga sunitët.

XS
SM
MD
LG