Ndërlidhjet

Trump: Përkushtim për t’i luftuar anijet iraniane


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka shprehur përkushtim për “ta qëlluar” çdo anije iraniane, që i sulmon anijet e Marinës së SHBA-ve, nëse ai zgjedhet president.

Gjatë një fushate të mbrëmshme në Floridë, zoti Trump tha se do ta bëjë ushtrimë amerikane “aq të fortë sa që askush nuk do të konfrontohet me të”, derisa i ka përmendurincidentet aktuale, me ç’rast Pentagoni ka thënë se anijet e Gardës Revolucionare të Iranit kanë vepruar në mënyrë agresive kundër luftanijeve të Shteteve të Bashkuara.

“Ne do ta vendosim vetveten në pozicion të liderit të botës përsëri, në mënyrë që ne do të mund të zhvillonim negociata nga pozicioni i fuqisë së madhe”, tha Trump.

Trump, poashtu, e ka përmendur edhe një incident të kësaj jave, në të cilin një aeroplan luftarak amerikan iu afrua shumë një aeroplani amerikan në Detin e Zi.

Presidenti rus, Vadimir Putin, “qeshet, më besoni, ai qeshet me liderët tanë. Pardje ai e kishte një aeroplan amerikan 3 metra larg, duke u përqeshur dhe duke luajtur me ne, sikur Irani”, tha Trump.

XS
SM
MD
LG