Ndërlidhjet

logo-print

Irani e ka filluar centralin e dytë atomik me ndihmën e Rusisë


Pamje e një pjese të centralit atomik iranian Bushehr

Pamje e një pjese të centralit atomik iranian Bushehr

Irani e ka filluar ndërtimin e centralit të dytë atomik me ndihmën e Rusisë, kanë raportuar mediat iraniane dhe ruse.

Projekti i njohur me emrin, Bushehr-2, zyrtarisht është lansuar sot në qytetin-port jugor, Bushehr.

Ky projekt do të kushtoj afro 10 miliardë dollarë, ndërsa kapaciteti i centralit do të jetë 1,057 megavatë rrymë elektrike. Pritet që ky central të kompletohet brenda 10 vitesh.

Ky është projekti i parë atomik i Iranit prej se me fuqitë botërore e arriti marrëveshjen bërthamore në korrik të vitit 2015.

Ky central do të ndërtohet nga Rosatom, që është kompani shtetërore atomike ruse.

Sipas marrëveshjes atomike me fuqitë botërore të vitit 2015, Irani është pajtuar ta kufizoj programin e tij bërthamor në këmbim për zbutje të sanksioneve ndërkombëtare.

Teherani i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se po synon prodhimin e armatimit atomik, duke insistuar se prograin bërthamor e përdorë krejtësisht për nevoja civile.

XS
SM
MD
LG