Ndërlidhjet

Nga sulmet ajrore të Turqisë janë vrarë 20 militantë të IS-it


Pamje pas një sulmi ajror të Turqisë kundër caqeve të IS-it në Siri
Pamje pas një sulmi ajror të Turqisë kundër caqeve të IS-it në Siri

Nga sulmet ajrore të Turqisë janë vrarë 20 militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar sot ushtria turke.

Në kumtesën e zyrës së shefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë së Turqisë, theksohet se mbrëmë aeroplanët luftarakë i kanë sulmuar tri ndërtesa, që besohet se u takojnë militantëve të IS-it, dhe një makinë e një motoçikletë.

Derisa aeroplanët luftarakë të Turqisë i marrin në shënjestër caqet e IS-it në Siri, atje vazhdojnë edhe përleshjet ndërmjet forcave turke dhe atyre kurde.

XS
SM
MD
LG