Ndërlidhjet

SHBA dhe Japonia synojnë sanksione “të fuqishme” kundër K. Veriore


Pamje nga një lansim i një raketeje balistike të Koresë Veriore
Pamje nga një lansim i një raketeje balistike të Koresë Veriore

Uashingtoni dhe Tokioja po kërkojnë masa “më të fuqishme të mundshme” kundër Koresë Veriore, pas testit të fundit atomik të saj, tha sot një zyrtar amerikan.

Sung Kim, përfaqësues special i Departamentit amerikan të shtetit për politikën për Korenë Veriore, po ashtu, ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të imponojnë sanksione të tyre kundër Phenianit.

Pas takimit me kolegun e tij japonez, Kenji Kanasugji, në Tokio, zoti Kim u tha reporterëve se Tokioja dhe Uashingtoni do t’i koordinojnë përgjigjet e tyre.

“Ne do të punojmë së bashku për së afërti në Kshillin e Sigurimit dhe jashtë tij, për masa më të fuqishme të mundshme kundër aksionit të fundit të Koresë Veriore”, tha Sung Kim.

Pardje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara fuqishëm e ka dënuar provën e fundit atomike dhe ka diskutuar për “masa të rëndësishme”, përfshirë sanksione të reja kundër Phenianit.

Tashmë Koreja Veriore është e goditur nga pesë lloje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, prej testit të saj të parë bërthamor në vitin 2006.

Por, Pheniani insiston se do t’i vazhdoj provat atomike.

XS
SM
MD
LG