Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Është vrarë një mjek i poliomielitit


Policët në gjendje gatishmërie gjatë vaksinimit kundër poliomielitit në Pakistan

Policët në gjendje gatishmërie gjatë vaksinimit kundër poliomielitit në Pakistan

Persona të armatosur e kanë vrarë mjekun, Zakaullah Khan, i cili ishte anëtar i lartë i fushatës për çrrënjosjen e poliomielitit në Pakistan. Ai është vrarë nga personat e armatosur mbrëmë vonë afër shtëpisë së tij.

Përgjegjësinë për këtë vrasje e ka marrë një grup i ndarë taliban.

Zëdhënësi i grupit, Jamaat -ul-Ahrar, Ehsanullah Ehsan, një një deklaratë dërguar agjencisë AFP, ka shprehur përkushtim për ndërmarrje të më tepër sulmeve.

Militantët thonë se fushata për vaksinimin kundër poliomielitit është mbulesë për spiunët perëndimorë ose për konspiracion për sterilizimin e fëmijëve pakistanezë.

Autoritetet në Pakistan shpresojnë që të largohen nga lista e vendeve me endemi të poliomielitit deri në vitin 2018, duke e arritur qëllimin që për një vit të mos ketë raste të reja.

Pakistani dhe Afganistani janë vende të vetme ku kjo sëmundje është ende endemike.

XS
SM
MD
LG