Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme


Pamje nga zgjedhjet e sotme në Kroaci

Pamje nga zgjedhjet e sotme në Kroaci

Në Kroaci janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas sondazheve të para, ka indikacione se nuk do të ketë fitues të qartë, duke e hapur rrugën për më tepër paqartësi politike në këtë vend, që është anëtari më i ri i Bashkimit Evropian.

Partia e krahut të majtë, Koalicioni Popullor, i ka fituar 58 vende në Parlamentin e Kroacisë me 151 deputetë, sipas sondazhit të sotëm të kryer nga agjencia e pavarur kroate, Ipsos Puls që është realizuar për Televizionin publik të Kroacisë.

Bashkësia Demokratike Kroate i ka 57 deputetë, ndërsa Ura, i ka fituar 11 ulëse në Parlament.

Këto zgjedhje ishin të dytat në më pak se një vit, pasi qeveria e mëparshme e krahut të djathtë u detyrua të tërhiqet pas më pak se gjashtë muajsh, e paralizuar nga mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, raporton AP.

XS
SM
MD
LG