Ndërlidhjet

Koreja V. e gatshme për provë të re bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë provë tjetër bërthamore.

Veriu ka kryer testin e pestë bërthamor të premten, që njëherësh konsiderohet edhe më i madhi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes jugkoreane tha se Phenjani ka një tunel të papërdorur që mund të përdoret për shpërthimin e gjashtë, në çdo kohë.

Provat e tilla janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord që të nisë hartimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.

SHBA veçmas ka paralajmëruar “pasoja serioze” për Veriun.

XS
SM
MD
LG