Ndërlidhjet

logo-print

US Open: Wawrinka mposht Gjokoviqin në finale


Stan Wawrinka

Stan Wawrinka

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk ka arritur të mbrojë titullin e turneut US Open, pasi në finale është mposhtur nga zvicerani Stan Wawrinka.

Wawrinka ka mundur Gjokoviqin me rezultat 6-7(1), 6-4, 7-5, 6-3, duke fituar grand-slamin e tretë në karrierë.

Gjokoviq, që është tenisti numër 1 në botë, është trajtuar nga fluskat në lëkurë gjatë ndeshjes dhe ky fakt thuhet se ka penguar lëvizjet e tij.

XS
SM
MD
LG