Ndërlidhjet

Në Kroaci vazhdon numërimi i votave, HDZ prin


Zagreb, Kroaci, 11 shtator 2016.
Zagreb, Kroaci, 11 shtator 2016.

Në Kroaci vazhdon ende numërimi i votave nga zgjedhjet e parakohshme paralamentare, që janë mbajtur të dielën.

Deri më tash, Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) është në epërsi, ndërsa pas tij janë Social-Demokratët.

HDZ është partia që ka udhëhequr Kroaicinë gjatë viteve të turbullta për pavarësi nga Jugosllavia, 25 vjet më parë.

Qeveria e mëparshme e koalicionit, midis HDZ-së dhe partisë Most, ka kolapsuar pas vetëm pesë muajsh, për shkak të grindjeve për reformat në administratën publike dhe emërimet qeveritare.

Bashkimi Evropian do që Kroacia, anëtari më i ri i tij, të zbusë borxhin e lartë publik, të ulë deficitin buxhetor, të ristrukturojë adiministratën publike dhe të përmirësojë klimën biznesore, me qëllim rritjen e ekonomisë, e cila ende dominohet nga ndërmarrjet shtetërore.

XS
SM
MD
LG