Ndërlidhjet

Hoxhaj e Mogherini flasin për dialogun, demarkacionin...


Bruksel, 12 shtator 2016.

Bruksel, 12 shtator 2016.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur një vizitë dyditore në Bruksel dhe Strasburg, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme thuhet se Hoxhaj, takimin e parë e ka zhvilluar me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini.

Hoxhaj tha se ka marrë mbështetje të fuqishme politike për Kosovën, institucionet e saj dhe zhvillimin e dialogut me Serbinë.

Por, sipas tij, BE-ja duhet të bëjë presion në Serbinë që t'i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të kushtëzojë progresin e mundshëm të saj në rrugën evropiane me njohjen e Kosovës.

Temë diskutimi thuhet se ka qenë edhe çështja e votimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG