Ndërlidhjet

Assad: Do të rikthejmë kontrollin nga “terroristët”


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se qeveria e tij është e vendosur që të rikthejë kontrollin e çdo zone nga “terroristët” dhe të rindërtojë vendin.

Ai i bëri këto komente vetëm pak orë pasi nisi armëpushimi në Siri, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Assad foli për agjencinë shtetërore të lajmeve SANA në Daraja, një lagje e Damaskut që i është dorëzuar autoritetit qeveritar muajin e kaluar.

“U bëjmë thirrje të gjithë sirianëve t’i kthehen pajtimit”, tha Assad.

Më herët në Daraja, Assad u është bashkuar besimtarëve për Festën e Bajramit, duke bërë një paraqite të rrallë publike që, sipas vëzhguesve, dërgon mesazh të fuqishëm te kundërshtarët.

XS
SM
MD
LG