Ndërlidhjet

logo-print

Konservatorët në Kroaci fitojnë zgjedhjet e parakohshme


Udhëheqësi i HDZ-së, Andrej Plenkoviq.

Udhëheqësi i HDZ-së, Andrej Plenkoviq.

Konservatorët në Kroaci kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura të dielën, por tani përballen me detyrën e vështirë të formimit të koalicionit qeveritar.

Sipas rezultateve finale, Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) ka siguruar 61 nga 151 ulëset e Parlamentit.

Social-Demokratët kanë dalë në vendin e dytë, me 54 ulëse.

Partia reformatore Most, ndërkaq, ka dalë e treta me 12 ulëse, por mund të luajë rol vendimtar.

Zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur më 11 shtator, pasi qeveria e udhëhequr nga HDZ-ja ka rënë në qershor.

Koalicioni HDZ-Most ka kolapsuar pas më pak se gjashtë muajsh në pushtet, për shkak të grindjeve për reformat në administratën publike dhe emërimet qeveritare.

Bashkimi Evropian do që Kroacia, anëtari më i ri i tij, të zbusë borxhin e lartë publik, të ulë deficitin buxhetor, të ristrukturojë adiministratën publike dhe të përmirësojë klimën biznesore, me qëllim rritjen e ekonomisë, e cila ende dominohet nga ndërmarrjet shtetërore.

XS
SM
MD
LG