Ndërlidhjet

Dhjetëra të plagosur nga një shpërthim në Turqi


Turqi - foto arkivi
Turqi - foto arkivi

Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në qytetin Van të Turqisë, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka pushtetin në Turqi.

Në një deklaratë të zyrës së guvernatorit thuhet se 48 veta janë plagosur, në mesin e tyre 46 civilë dhe dy oficerë të policisë.

Zyra e guvernatorit tha se sulmi është kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), grup i jashtëligjshëm në Turqi.

Që nga kolapsimi i armëpushimit midis forcave turke dhe PPK-së, verën e kaluar, mbi 600 pjesëtarë të sigurisë turke dhe mijëra luftëtarë të PPK-së janë vrarë.

Shpërthimi i sotëm ka ndodhur në ditën e parë të Festës së Kurban Bajramit.

XS
SM
MD
LG