Ndërlidhjet

Vriten dy militantë që sulmuan një spital në Kandahar


Sulmi në një spital në Kandahar të Afganistanit

Sulmi në një spital në Kandahar të Afganistanit

Dy militantë, që sulmuan një spital në jug të Kandaharit në Afganistan, janë vrarë nga forcat afgane.

Zëdhënësi i guvernatorit në Kandahar, Samim Khpalwak, ka thënë se cak i sulmit ka qenë zëvendësguvernatori i cili po vizitonte spitalin Kandahar Mirwais, spital që ofron shërbime për viktimat e luftës, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë.

Gjatë përleshjeve me militantët është lënduar një anëtar i sigurisë afgane.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm edhe pse talibanët kanë rritur sulmet ndaj forcave qeveritare në jug.

Militantët talibanë janë duke luftuar forcat qeveritare në provincën e Helmandit dhe kanë kërcënuar se do të marrin nën kontroll kryeqytetin e provincës Uruzgan, Tarin Kowt.

XS
SM
MD
LG