Ndërlidhjet

Koreja e Veriut e gatshme në çdo kohë të kryejë prova bërthamore


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë prova bërthamore në çdo kohë, ka thënë të hënën Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Veriut. Këto deklarata vijnë vetëm tre ditë pas provës së pestë bërthamore të Koresë së Jugut, që u dënua në shkallë të gjerë.

Shpërthimi i së premtes, ishte më i fuqishmi që Pheniani ka kryer deri më tani. Veriu ka thënë se janë duke përmirësuan aftësitë e një koke bërthamore të një rakete balistike, gjë që ka rritur kërcënimin, ndërkaq shtetet rivale dhe Kombet e Bashkuara kanë qenë të pafuqishëm për të kontrolluar shtetin më të izoluar në botë.

“Vlerësimet e inteligjencës së Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është se Veriu është gjithmonë i gatshëm për prova të reja bërthamore në zonën Punggye-ri”, vendi ku ndodhi edhe shpërthimi i pestë bërthamor, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Moon Sang-gyun.

“Koreja e Veriut ka tunel, ku mund të kryejë prova të tjera bërthamore”, ka shtuar Moon.

Presidentja jugkoreane Park Geun-hye, ka deklaruar se armët bëthamore dhe raketat e Veriut, përbëjnë një “kërcënim të pashmangshëm”, përderisa tensionet janë rritur në gadishullin korean, pas provave bërthamore të javës së kaluar.

“Koreja e Veriut publikisht ka thënë se kokat bërthamore janë duke u standardizuar dhe përshtatur për raketat balistike dhe ne duhet ta kemi parasysh se raketat bërthamore të Veriut janë të vërteta, janë një kërcënim që na është drejtuar ne. Ato nuk janë kërcënime të thjeshta për negociata”, ka thënë Park gjatë takimit me liderët e partive më të mëdha në vend.

Pohimet e Phenianit, se është duke punuar në një kokë bërthamore, nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Koreja e Veriut është duke vendosur më shumë sanksione ndaj Phenianit, që të mbyllë, siç thotë vakumin e mbetur nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u miratua në mars.

“Ne presim që Kina, si një anëtar i Këshillit të Sigurimit, ta trajtojë këtë çështje me seriozitet dhe të luaj një rol konstruktiv, në mënyrë që të vijmë tek një rezolutë me sanksione më të forta”, ka thënë një zyrtar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit ka dënuar provën e fundit bërthamore dhe ka thënë se do të fillojë menjëherë qëtë punojë në një rezilutë. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca- tre nga pesë vendet që kanë të drejtë vote- u kanë bërë thirrje 15 anëtarëve të këtij trupi për sanksione të reja nga Koresë së Veriut.

Si Kina ashtu edhe Rusia- që kanë fuqinë e vetos- i kanë mbëshetur sanksionet e rezolutës së marsit, pasi Koreja e Veriut kishte kryer prova bërthamore në muajin janar. Por këto dy shtetet kanë dyshime lidhur me sanksionet e reja, duke shprehur dyshim mbi aftësinë e Këshillit të Sigurimit që të sigurojë shpejt konsensus lidhur me këtë çështje.

Zëdhënësja e Minsitrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying ka thënë se vetëm përmes sanksioneve nuk mund të zgjidhet problemi i provave bërthamore të Koresë së Veriut. Thelbi i problemit ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se për këtë problem, kërkohet një përgjigje “kreative”.

Shtyhet fluturimi i bombarduesit amerikan

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, është ish-kryenegociator për armët bërthamore, ka arritur të hënën në Pekin dhe është parë duke hyrë në ambasadë, ka njoftuar agjencia e lajmeve japoneze, Kyodo.

Ri do të marrë pjesë një një takim të vendeve të Lëvizjes jo-konformiste në Venezuelë dhe më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka raportuar Associated Press, duke cituar një burim nga Pheniani.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në shtetin më të izoluar të botës, Sung Kim, do të udhëtojë drejt Seulit sot. Kim është takuar me zyrtarët japonez të shtunën dhe ka deklaruar se SHBA do të nisë sanksione të njëanshme kundër Koresë së Veriut. Presidenti Barack Obama, të premten, pas provës bërthamore, kishte paralajmëruar Korenë e Veriut për “pasoja serioze”.

Yonhap ka raportuar se për shkak të motit të keq, është shtyrë fluturimi i bombarduesi amerikan B-1B për në gadishullin korean. Ky fluturim do të bëhet të martën dhe është një treguesi i fuqisë dhe solidaritetit me aleatët në Seul. Bombarduesi amerikan do të niset nga baza amerikane në Guam, ka thënë një zyrtarë i forcave të SHBA-së në Kore.

Një grup prej 31 deputetëve konservativë në Korenë e Jugut kanë deklaruar se shtetit duhet të ketë armë bërthamore, ose t’i blejë ose të kërkojë nga amerikanë tqë të rivendosë armët taktike bërthamore, që janë tërhequr nga Jugu pas paktit të vitit 1991 për denekularizimin e gadishullit.

“Ne duhet të diskutojmë çdo plan që përfshinë një program të pavarur të armatimit bërthamor, që do të shërbente për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paqen”, ka deklaruar Won Yoo-chul një ligjvënës i lartë i Partisë në pushtet Saenuri.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Veriut ka thënë se nuk ka asnjë ndryshimin në politikën e këtij shteti që ndalon armët bërthamore.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG