Ndërlidhjet

logo-print

BE: Greqia të përmirësojë kushtet në kampet e migrantëve


Një migrant në Idomeni, foto arkiv

Një migrant në Idomeni, foto arkiv

Greqia ka siguruar strehim për 1,500 fëmijë migrantë të cilët janë të pashoqëruar, ka njoftuar sot një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian.

“Ne na duhet që të krijojmë edhe 1,500 vende të tjera për fëmijë migrantë që janë të pashoqëruar dhe kjo është çështje urgjente”, ka thënë komisionerja për drejtësi, Vera Jourova, pas vizitës që zhvilloi në Athinë.

Javën e kaluar, organizata Human Rights Watch tha se fëmijët migrantë janë duke jetuar në kushte të këqija dhe disa prej tyre janë të burgosur dhe po mbahen në qeli së bashku me persona madhor, për shkak se nuk ka hapësirë, njofton AFP.

“Kjo gjë rritë rrezikun për abuzim dhe dhunë seksuale që shkelë të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë që personat nën moshën madhore të vendosen në qeli të posaçme”, ka thënë kjo organizatë.

Sipas shifrave të qeverisë greke, janë rreth 3,500 persona nën moshën madhore, të cilët nuk janë të shoqëruar. Mbi 300 prej tyre po mbahen nëpër qendrat pritëse ndërkaq 18 të tjerë janë në mbajtje policore, ka thënë Journova.

BE-ja ka thënë se do t’i jap Greqisë 115 milionë euro që të përmirësojë kushtet në kampet e migrantëve.

Rreth 60 mijë njerëz momentalisht janë në Greqi, pasi që shtetet evropiane më në veri, kanë mbyllur kufinjtë për migrantët, më herët gjatë këtij viti.

Qeveria greke ka thënë se në fund të shtatorit do të fillojnë mësimet nëër shkolla rreth 18 mijë fëmijë migrantë.

XS
SM
MD
LG