Ndërlidhjet

Mogherini: Implementimi i marrëveshjeve – i rëndësisë madhore


Enver Hoxhaj dhe Federica Mogherini përshëndeten para takimit të sotëm në Bruksel
Enver Hoxhaj dhe Federica Mogherini përshëndeten para takimit të sotëm në Bruksel

Në takimin e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, është “shprehur rëndësia e implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, që ka hyrë në fuqi në muajin prill të këtij viti, dhe shpresohet në mbajtjen e takimit të parë të Këshillit për Stabilizim Asocim, në të ardhmen e afërt.

Mëtutje, siç njoftoi Shërbimi për media i BE-së, Mogherini dhe Hoxhaj, gjatë takimit të sotëm në Bruksel, kanë diskutuar edhe për procesin që po vazhdon të liberalizimit të vizave.

Të dy palët, po ashtu, kanë biseduar edhe për dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për rëndësisnë e implementimit të marrëveshjeve të arritura.

Siç ka thënë zonja Mogherini, implementimi është i rëndësisë madhore dhe të dy palët duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm pa vonesë, theksohet në fund të njoftimit të BE-së.

XS
SM
MD
LG