Ndërlidhjet

Bombarduesit e SHBA-së fluturojnë mbi Gadishullin korean


Ilustrim
Ilustrim

Bombarduesit e SHBA-së kanë fluturuar mbi Korenë e Jugut, me qëllim të shfaqjes së forcës ndaj Phenianit, i cili javën e kaluar kreu provën e pestë bërthamore.

Bombarduesit B-1, të shoqëruar nga avionë ushtarakë të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, kanë fluturuar mbi bazën ajrore Osan, që gjendet 120 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut.

Fluturime të tilla janë zhvilluar edhe më parë kur ka pasur tensione në Gadishullin korean.

Koreja e Jugut thotë se nuk ka armë bërthamore dhe mbështetet në “ombrellën bërthamore” të Shteteve të Bashkuara, për tu mbrojtur nga Koreja e Veriut.

Uashingtoni ka stacionuar më shumë se 28 mijë trupa në Jug.

Koreja e Veriut e konsideron praninë e SHBA-së në gadishull si kërcënim bërthamor dhe si provë të armiqësisë së SHBA-së dhe për këtë arsye thotë se ka nevojë të zhvillojë bombë bërthamore.

Shpërthimi bërthamor i javës së kaluar në Korenë e Veriut, ishte më i fuqishmi deri më tani. Shumë analistë koreanë janë të shqetësuar se Veriu do të zhvillojë një kokë të vogël por të sofistikuar bërthamore, e cila mund të vendoset në raketa dhe të lëshohen nga nëndetset, të cilat mund të arrijnë deri në territorin e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG