Ndërlidhjet

logo-print

Armëpushimi në Siri po respektohet


Ilustrim

Ilustrim

Është bërë një ditë që prej se armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi, e që ka bërë që luftimet të ndalen.

Armëpushimi, që u arrit në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, është përshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry si mundësia e fundit “për të shpëtuar Sirinë”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e njeriut ka thënë në orët e vona të 12 shtatorit se situata ishte e “qetë” në shumicën e fronteve, pasi marrëveshja hyri në fuqi pasi dielli perëndoi.

Kerry u tha gazetarëve se “është herët të nxirren përfundime” por theksoi se raportet që ka marrë, dy orë pasi marrëveshja ka hyrë në fuqi tregojë për “zvogëlim” të dhunës.

Pavarësisht marrëveshjes, ka pasur dhunë sporadike në mes të forcave qeveritare dhe atyre rebele. Përleshje janë raportuar në provincë Hama dhe Damask.

Nëse marrëveshja e armëpushimit zbatohet për një javë, SHBA dhe Rusia do të ndërmarrin sulme të koordinuara ajrore kundër Jabhat Fateh al-Shan, ish-aleat i al-Qaedas dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Armëpushimi nuk aplikohet për këto dy grupe ekstremiste.

XS
SM
MD
LG