Ndërlidhjet

Turqia i bën kërkesë zyrtare SHBA-së për arrestimin e Gulenit


Fethullah Gulen

Fethullah Gulen

Turqia zyrtarisht i ka dërguar kërkesë Shteteve të bashkuraa për ta arrestuar klerikun turk, Fetullah Gulen, nën akuza për organizimin e grusht shtetit të dështuar ushtarak të 15 korrikut,

Në një kërkesë dërguar qeverisë së SHBA-së sot, Ministria e Drejtësisë së Turqisë, ka kërkuar arrestimin e Gulenitpër “urdhërimin dhe udhëheqjen e tentim grusht shtetit”, në të cilën vdiqën më shumë se 270 njerëz.

Gulen i cili jeton në Penssylvania të SHBA-së që prej vitit 1999, ka mohuar çdo përfshirje në puçin e dështuar ushtarak.

Ankaraja ka arrestuar më shumë se 100 mijë ushtarë, policë dhe shërbyes civilë që prej puçit të dështuar, nën dyshimin se ata janë të lidhur me lëvizjen e Gulenit.

Qeveria turke e ka shpallurorganizatë terrorist Lëvizjen Hizmet të Gulenit dhe dëshiron që ai të kthehet në Turqi për të dalë para gjyqit. Uashingtoni më herët ka thënë se për ekstradimin e tij, duhet prova për përfshirjen në grusht shtet.

XS
SM
MD
LG