Ndërlidhjet

logo-print

Objektet e restauruara ortodokse në Kosovë


Pjesa më e madhe e Kishave Ortodokse në Kosovë, të dëmtuara që prej pas luftës së vitit 1999, janë riparuar dhe autoritetet në vend kanë ndarë miliona euro për ruajtjen dhe rindërtimin e tyre. Kishat në Prizren, Prishtinë, Vushtrri dhe Obiliq, që vite më parë ishin dëmtuar, janë rirregulluar dhe janë vënë nën përkujdesjen e mekanizmave të sigurisë së Kosovës. Autoritetet vendore thonë se kanë rritur buxhetin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare të Kosovës, “një trashëgimi e përbashkët e të gjitha komuniteteve që e bën vendin një kandidat serioz për anëtarësim në UNESCO”. Serbia iu kundërvu fuqishëm anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe një votim formal në vitin 2015 nuk i dha të drejtën Kosovës të bëhet pjesë e organizatës botërore të trashëgimisë kulturore. Mbi 30 objekte fetare ortodokse u dëmtuan gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, por autoritetet e vendit thanë që atëherë se po bëjnë përpjekje serioze për t’i rinovuar ato.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG