Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës takohen me Poroshenkon


Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, janë në Ukrainë për të mbështetur marrëveshjen e paqes të arritur më 2015, pas luftimeve të vazhdueshme në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës.

Frank-Ëalter Steinmeier dhe Jean Marc Ayrault kanë biseduar me presidentin ukrainas Petro Poroshenko, mbi mënyrat se si të sigurohen një armëpushim i qëndrueshmë dhe zbatimin e dispozitave politke, të marrëveshjes së Minskut, që është arritur në shkurt të vitit 2015.

Më 13 shtator, liderët e separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut kanë shpallur armëpushim të njëanshëm, që do të fillojë në mesnatën e 14 shtatorit. Steinmeier ka thënë se Kievi është pajtuar që të vëzhgojë këtë armëpushim.

Ministri i jashtëm francez ka thënë se marrëveshja në mes të Kievit dhe separatistëve për të tërhequr trupat e tyre nga tre zona në lindje të Ukrainës, mund të nënshkruhet javën e ardhshme,.

Dy palët ishin pajtuar që të respektojnë një armëpushim prej 1 shtatorit, që dështoi të ndalë plotësisht luftimet, nga të cilat që prej prillit të vitit 2014, javë vrarë më shumë se 9,500 njerëz.

XS
SM
MD
LG