Ndërlidhjet

logo-print

BE përshëndet marrëveshjen për tabelat, pret përparime dhe në tri tema tjera


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të mërkurën në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradin për tabelat e automjeteve.

Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se Bashkimi Evropian “mirëpret rezultatet e bisedimeve dhe pret nga palët (Prishtina dhe Beogradi) që të vazhdojnë përparimin edhe në temat e mbetura, veçanërisht për çështjen e Telekomit, të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështjeve që ndërlidhen me energjinë.

Sa i përket telekomit,ku hyn edhe Kodi ndërkombëtar i Kosovës, Kociançiq ka bërë me dije se ka pasur bisedime dhe përparime në elementet kyçe të zbatimit, por ka kumtuar se duhet të dialogohet edhe më tutje.

“Palët janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet më 26 shtator në Bruksel nën mbikëqyrjen e BE-së”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.

XS
SM
MD
LG